Në Pepinster, një qytet në Belgjikën lindore, qindra shtëpi u shembën pasi lumi Vesdre përmbyti qytetin, ndërsa më shumë se një mijë shtëpi u evakuuan.
Sky News publikoi një regjistrim të një bisede me kryebashkiakun e Pepinsterit që u ndërpre kur njëra prej shtëpive filloi të shembet për shkak të përmbytjes. Pamjet tregojnë qiramarrësit që ikin mbi çati.
Shirat e dendura, për të cilët ekspertët thonë se janë të paprecedentë, janë përhapur në Francë, Luksemburg dhe Holandë dhe pjesë të Zvicrës janë në gatishmëri.
Të paktën 120 njerëz kanë vdekur në përmbytjet, dhe qindra njerëz janë ende duke u kërkuar.