Miratimi i listës së re të ilaçeve me rimbursim ka sjellë konfuzion. Disa prej medikamente që ishin në listë janë zëvendësuar me të reja por që kanë të njëjtat efekte.
Një qytetar iu ankua LIVE Ramës në një takim në Laç se nuk i blinte dot më medikamentet pasi nga 60 mijë, vlera shkonte 2015 mijë.
“Jam me hepatit B, prej vitesh kurohem per melcine e zeze, e marr me gjysme rimbursim ilacin 60 mije, e mora kete radhe ishte bere 215 mije leke, me kaq une nuk e marr dot”- tha ai.
Pas takimit, Rama ka telefonuar ministren e Shendetesise, e cila ka pritur me tej qytetarin dhe eshte sqaruar si mund ta shihni ne videon me poshte.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë episod që nisi në takimin e llogaridhënies në Kurbin e përfundoi në zyrën e ministres në Tiranë, ku sqarohet edhe kushdo që është i interesuar të dijë për listën e re të barnave të rimbursueshme, ju uroj një ditë të mbarë🌹”- shkruan Rama.
/a.m.










