Sipas mediave në Itali gjatë kontrollit të makinës u gjet një çantë brenda së cilës kishte një sasi prej rreth 1 kg kokainë e pastër. Droga, nëse shitej në rrugë, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 200.000 euro. Shqiptari, me precedentë të mëparshëm për drogë, u dërgua në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Video mund të shihet këtu











