Alvin Berisha tashmë është një duar të sigurta jashtë Sirisë dhe sipas mediave italiane pritet të niset nga Libani për në Romë brenda disa orësh.
Djali u çlirua nga kamp Al Hol falë korridorit humanitar të kryer nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (arabe) dhe një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga Vittorio Rizzi, me ROS dhe pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare.
Ndërkohë, “La Reppublica” ka publikuar momentet e shpëtimit të Alvinit duke e marrë me eskortë nga kufiri mes Sirisë dhe Libanit për ta dërguar në ambasadën italiane në Bejrut.
Një veprim i paparë, sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës, që është rezultat i një sinergjie të krijuar nga Scip del Viminale (Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor). Javanews
Alvini u dërgua në Siri nga nëna e tij, e cila shkoi atje për t’iu bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik. Nëna më pas mbeti e vdekur gjatë luftës, ndërsa Alvini ngeli vetëm mes shkretëtirës siriane dhe xhihadistëve në kampe.











