Ish-deputeti i LSI Ralf Gjoni është thirrur në SPAK ditën e sotme.
Raportohet se ndaj Ralf Gjonit nuk ka një çështje të hapur penale, por është thirrur për t’u pyetur si person që ka dijeni.
E pikërisht bëhet fjalë për hetimin që SPAK po kryhen ndaj Ilir Metës në lidhje me dosjen CEZ-DIA dhe atë të lobimeve të LSI-së.
Ralf Gjoni ka qenë dikur këshilltar i Ilir Metës. Besohet se Gjoni pyetet pikërisht për një nga këto dy çështje që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
/a.r