• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8-vjeçari me tumor në tru përlot në Britain’s Got Talent, anëtarja e jurisë merr vendimin e papritur

by A R
22/04/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 8-vjeçar me tumor në tru mahniti dhe përloti studion e Britain’s Got Talent me këngën e tij. Jo vetëm kaq, por vogëlushi siguroi Pulsantin e Artë në episodin e dytë të audicioneve të këtij sezoni.

Në puntatën e së dielës, Ravi’s Dream Team, një kor që përfshin persona nga mosha 5-78  vjeç, i udhëhequr nga 8-vjeçari Ravi, u aprovua menjëherë për në netët ‘live’ pasi anëtarja e jurisë, Alesha Dixon shtypi pulsantin e veçantë.

Kur hyri në skenë, Ravi i prezantoi nënën, motrën dhe babain jurisë si dhe arsyen e pjesëmarrjes.

“E kam parë BGT gjithë jetën time dhe kam dashur gjithnjë të bëj një audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar që nuk ka rëndësi se çfarë sjell jeta, sërish mund t’i arrish ëndrrat e tua”.

8-vjeçari dhe kori performuan “A Million Dreams” nga filmi musical ”The Greatest Showman” duke përlotur Alesha dhe Amanda Holden.

“Pulsanti i Artë është diçka shumë personale dhe unë them gjithnjë që e shtyp vetëm kur më  uket e drejtë dhe ti je një djalosh fantastik”, shpjegoi Alesha.

Juria dhe publiku u ngritën në këmbë ndërsa kori që përfshin miqtë, familjarët, mësuesit, mjekët e Ravi-t dhe fëmijë të tjerë me të njëjtën sëmundje, përqafuan njëri-tjetrin duke festuar.

/a.r

Next Post
Makina përplas besimtarët në Jerusalem, autorëve iu ngecin armët para se t’i qëllonin

Makina përplas besimtarët në Jerusalem, autorëve iu ngecin armët para se t'i qëllonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com