Këshilli i Mandateve do të diskutojnë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i hapur rrugë arrestimit të saj.
Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur prokurorët e SPAK, mes të cilëve është edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.











