Ilir Meta ka shpërndarë një video nga koncerti i Noizy-t të mbajtur të dielë në Tiranë, ku një turmë të rinjsh thërrisnin “Rama ik”, pasi ikën dritat.
“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.
Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan Ilir Meta, i cili në fakt, ka vetë probleme me drejtësinë, pasi i ka shkuar dosja në SPAK.