Napoli kryesues i Serisë A ka ndalur sot në një barazim 2-2 ndaj Sasuolos, duke hapur edhe një herë plotësisht garën për titull në kampionatin italian. Një ndalesë nga e cila ka përfituar Milani , i cili me fitoren 3-0 ndaj Xhenoas së Shevçenkos, i është afruar përsëri me 1 pikë diferencë skuadrës së Spaletit.
Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 35 pikë, një pikë më pak se Napoli kryesues.
Ndërkohë, Napoli ka shpërdoruar avantazhin e dyfishtë me golat e Ruiz dhe Mertens, pas Sassuolo barazoi me Scamacca dhe Ferrari.

g.kosovari











