Një qen filloi t’i bjerë borisë pa pushim pasi pronari i tij e la atë brenda për një kohë ta gjatë.
Këto pamje janë filmuar në një parkim në Arizona të Shteteve të Bashkuara.
Pronari i kafshës shkoi për të konsumuar një kafe, pa e ditur se qeni do të mërzitej.
“Dëgjova disa herë borinë, pastaj ishte e padurueshme, sepse nuk ndalonte”, ka thënë një person, që shkoi të shikonte se çfarë po ndodhte.
Ai u përball me qenin e ulur në vendin e shoferit duke kërkuar pronarin e tij.
/a.r
Nuk e nxorri nga makina, qeni i bie borisë pa pushim on Vidnews.