VIDEO/ I vihet flaka mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi deri në Rinas

Gigjen Plerat Ndotet Ambienti

Pamjet që shihni vijnë nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë.

Gazetari Juljan Shota ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga ky vendgrumbullim mbetjesh, të cilit mësohet se herë pas here i vihet flaka për të ulur nivelin e mbeturinave. Ndërkohë që tymi e era e keqe ka pushtuar të gjithë zonën, ndërsa retë e tymit kanë ‘pushtuar’ Thumanë, Kamzën dhe Rinasin. Si vendgrumbullim për këto mbetje është zgjedhur liqeni i Zagracës me ujërat e të cilit banorët e shumë fshatrave vadisnin tokat e tyre.

Në këtë liqen nuk ekziston me asnjë gjallesë dhe ujërat e tij janë të ndotura me lëndë toksike.
Janë me mijëra tonelata plehra të të gjitha llojeve të cilat po digjen dhe për të shuar flakët janë angazhuar reparti zjarrfikës i Krujës të cilit i ka ardhur në ndihmë dhe autoboti i firmës së pastrimit pasi sasia e ujit që nevojitet është e madhe.

Vendgrumbullimi ndodhet pak metra larg depozitave te ujësjellësit te ri të inauguruar nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë. Ujin e kësaj depoje e konsumojnë banorët e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com