Të gjithë e mbajnë mend kreun e bashkisë së Tiranës, i cili paralajmëroi se të gjithë ata që kapen duke urinuar në ambiente publike do të gjobiten, apo sloganin “Nëse ia bën Tiranës, Tirana ta bën pas”.
Këtë herë, Jetaoshqef.al ka publikuar një video, në të cilën duket një burrë duke urinuar në mes të Tiranës.
Ai nxjerr organin e tij gjenital dhe pa iu dridhur qerpiku, vetëm duke u munduar të fshihet pas një peme, urinon.
Është një situatë e sikletshme që ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të “Rrugës së Burgut” dhe që u ka bërë përshtypje kalimtarëve.