Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike me një video të postuar prej tij në Instagram.
Në video fillimisht shfaqet një moshuar që në dukje po ecën me shpejtësi me motor.
Por në fakt në fund të videos dallohet që ai po rri në vend, por janë disa persona të tjerë që e bëjnë atë të duket sikur ecën me shpejtësi.
Dikush i lëviz të moshuarit një degë peme e ndërkohë dikush tjetër që i tërheq xhaketën, që të bëjë të duket sikur ia merr era.