Një 27-vjeçar me inicialet O.V me banim në Durrës është arrestuar nga policia e Tiranës pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, si dhe i ka ofruar 2 mijë lekë të rinj ryshfet efektivëve në mënyrë që mos ta kalonin në komision për të marrë masën disiplinore.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=CS1VDyQgmA0
Ai u ndalua nga Policia në Rrugën “Dervish Hima” ku pas testit të alkoolit ka rezultuar në masën 0.95 mg/l. Teksa polici i ka bërë testin e parë, shoferi nxjerr nga portofoli i tij 1 mijë lekë, dhe i kërkon 1 mijë lekë të tjera pasagjerit që kishte në sediljen e pasme, shkruan express.
Në këtë moment efektivët kërkojnë arrestimin e tij. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”
Polici: Patentën
(Shoferi ndërkohë i merr pasagjerit në ulësen e pasme 2 mijë lekë dhe e fut mes dokumenteve)
Polici: Mos bëj gabim!
Shoferi: Ho mo se kam pi për të pi…
Polici: Do të arrestohet…
Shoferi: OK… OK!