Gazetarja e Oranews, Edjona Dervishi është gjendur sot papritur mes një përplasjeje të dhunshme në Kavajë.
Në njërën anë, vëzhgues të irrituar që kërkonin të hynin në KZAZ, në anën tjetër komisionerët të mbyllur brenda, ndërsa në mes gazetarët dhe forcat e pakta të policisë.
Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme nga njerëz të panjohur, ajo ka vazhduar raportimin duke u larguar paksa nga vendi i ngjarjes, apo duke u hequr sikur fliste në telefon.
Persona të panjohur ia afrohen disa herë duke i kërkuar të largohet nga vendi i ngjarjes, të fikë telefonin, përndryshe do t’ia thyejnë.