• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Havai i shkrumbuar nga zjarret, historia tronditëse e mbijetesës së një familjeje

by Java News
14/08/2023 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i viktimave nga zjarret në Havai arriti në 96 ndërsa Guvernatori Josh Green njoftoi se qyteti historik Lahaina është shkatërruar pothuajse plotësisht. Vlerësimet paraprake sipas Guvernatorit Green tregojnë se dëmi i shkaktuar është 5.6 miliardë dollarë, ndërsa 2700 objekte janë shkrumbuar. Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personat e zhdukur, të mbijetuarit po ndajnë histori tmerri se si kanë arritur të shpëtojnë nga zjarret që iu ndryshuan jetën përgjithmonë.

Këto pamje janë regjistruar me telefon celular nga 38 vjeçarja Akanesi Vaa, e cila tregon historinë tronditëse, se si ajo dhe familja e saj, mezi arritën t’ju shpëtojnë flakëve që u përhapen me shpejtësi në qytetin e tyre.

“Vetëm nga zona e parkimit deri në hyrje të kompleksit tonë të apartamenteve, qielli ndryshoi ngjyrë, nga blu në gri dhe më pas në të zezë dhe gjithçka që kemi parë ishte bërë prush nga zjarri dhe nuk e kishim idenë se çfarë po ndodhte. Nuk pati asnjë sirenë, asnjë paralajmërim. Të shihja komunitetin tonë, fqinjët e mi, shumë të moshuar që përpiqeshin të zbrisnin shkallët vetëm për të hipur në makinën e tyre, të thyente zemrën”, thotë zonja Vaa.

Zonja Vaa nuk është e vetmja që thotë se nuk kishte asnjë paralajmërim për zjarret. Për Guvernatorin e Havait, numri i madh i vdekjeve dhe shkatërrimi masiv erdhi si rezultat i përhapjes së zjarreve me shpejtësi nga erërat e fuqishme.

“Informacioni që kemi është se të martën kur shpërtheu zjarri, kishte disa vatra në të gjithë Mauin. Një zjarr u konsiderua i fikur, por duket se kjo u kuptua gabimisht, pasi kur erërat arritën shpejtësinë 130 km në orë, zjarri u përhap me shpejtësi duke rezultuar në këtë tragjedi, ndërsa digjeshin mbi 1.5 km për çdo minutë. Ky nivel shkatërrimi në këtë stuhi zjarri, diçka e re kjo për ne në këtë epokë të ngrohjes globale, ishte arsyeja përfundimtare pse kaq shumë njerëz humbën jetën”, thotë Guvernatori Josh Green.

Duke treguar videot dhe fotografitë që bëri nga telefoni i saj, zonja Akanesi Va tregon momentin kur ajo, së bashku me bashkëshortin LJ, dhe fëmijet nga mosha 9 deri në 15 vjeç u detyruan të dalin nga makina pasi temperaturat u bënë të padurueshme brenda automjetit.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E ndjenim nxehtësinë ndërsa ishim të ulur në makinë dhe papritmas dëgjoj një goditje në dritaren e një makine tjetër dhe shoh një gjyshe që po bërtiste për ndihmë. Ajo më thotë, të lutem më ndihmo me fëmijën që kishte aty. I them burrit, t’i ndihmo gjyshen, unë vrapova tek makina e saj, hap pjesën e pasme dhe mora fëmijën. Ajo ishte rreth dy vjeç e gjysmë, ndoshta tre vjeç”, thotë e mbijetuara, Akanesi Vaa.

Ajo u rikthye te vendi ku shpëtuan gjyshen me vajzën e vogël, duke parë se si makina e tyre ishte bërë shkrumb e hi.

“Kjo është makina prej të cilës nxorrëm fëmijën. Më pas vrapuam në këtë rrugë, në errësirë, nuk arrinim të shihnim gjë. Këtu kishte një gardh, ne arritëm të mbroheshim nga flakët, duke qëndruar të mbledhur tek nje mur aty pranë”, thotë zonja Vaa.

Ajo tregon më tej, se aty takoi 9 fqinjë të saj dhe më pas e kuptuan se ndodheshin në një rrugë që nuk kishte dalje.

“Aty pamë njëri tjetrin dhe djali im më pyeti, mami, a është ky fundi ynë. Çfarë mund t’iu thuash fëmijëve në ato momente? Burri im më pas tha, nëse ky është fundi, falënderoj Zotin për familjen që më dha”, thotë zonja Vaa me lot në sy, ndërsa kujton momentet e rënda duke ikur nga zjarret.

Sipas Guvernatorit të Havait, Josh Green, zjarret shkatërruan 2700 struktura, kryesisht objekte banimi, ndërsa vlerësimet fillestare sipas tij tregojnë se dëmi kap vlerën prej 5.6 miliardë dollarëve.

“Ky zjarr filloi më 8 gusht, të martën vonë. Rezultati është shkatërrimi i qytetit Lahaina. Kam shkuar aty dy herë dhe mund t’iu them se shumë pak ka shpëtuar. Mbi 2,700 struktura u shkatërruan në Lahaina dhe vlerësimi paraprak tregon se dëmi kap vlerën prej 5.6 miliardë dollarësh. Kryesisht ka njerëz që vuajnë dhe ne vazhdojmë të punojmë për t’i gjetur të mbijetuarit”, thotë Guvernatori Green.

“Shpresa ime është që Lahaina të rindërtohet ashtu siç ishte dhe të mos shndërrohet në një resort korporatash, ku ka vetëm hotele. Ne e dimë se nuk do t’i kthejmë të gjitha ndërtesat e vjetra. Ne nuk do t’i kthejmë të gjitha monumentet historike të Lahainas. Por çfarëdo që ne mund të shpëtojmë, mendoj se kjo është ajo që njerëzit duan. Ata duan që të mbetet më e mira e asaj që të kujton Lahainan e vjetër”, thotë i mbijetuari i zjarreve, LJ Vaa.

Deri sa të vijë koha për të rifilluar rindërtimin e Lahainas, Guvernatori Green thotë se përpjekjet momentalisht po bëhen për të gjetur të mbijetuar të tjerë. Fatkeqësisht thotë ai, ekipet e shpëtimit e dinë se ndërsa shkojnë shtëpi më shtëpi të rrafshuara me tokë, së shpejti do të duhet të ndajnë lajmin e trishtë se numri i viktimave po vazhdon të rritet./m.j

Next Post
Minxhozi: Berisha në kërkim të një ‘strehe’ për 14 Majin, nuk e ka luksin të imponohet

Kërcënimi grek për Evropën, Rama po fërkon duart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com