Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, e gjendur nën presion, ka humbur për një moment kontrollin në parlament dhe ka ofenduar rëndë një deputet.
Ardern është dëgjuar teksa përdor një fjalor aspak etik për postin që mban, ndaj David Seymour, drejtues i Partisë ACT. Fyerja e kryeministres u dëgjua pasi mikrofoni i saj ishte ende ndezur pasi iu përgjigj një pyetjeje në parlament të martën.
“Ne gjithnjë kemi marrë vendime për të cilat kemi besuar se kanë qenë në interesin më të mirë të Zelandës së Re në kohën kur janë marrë,” tha Ardern. Por ndërsa ulej, mikrofoni kapi edhe fyerjen për kolegun.
Mbështetja publike për Jacinda Ardern ka pësuar lëkundje në muajt e fundit ndërsa shkalla e vlerësimit për të është në nivelet më të ulëta që nga koha kur ajo mori detyrën pesë vite më parë.
/a.r