• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Hapet për qarkullim nënkalimi i ri te TEG-u, Rama: Çliron ngërçin e trafikut! Balluku: Gati 85% e punimeve

by Java News
03/09/2022 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë qenë të pranishëm në hapjen e një prej portave hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të kryeqytetit, me një sitem të ri kalimesh.

Porta hyrëse lindore e kryeqytetit përfundoi para afatit, ndërsa pritet që të lehtësojë lëvizjen e mjeteve dhe trafikun.

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se punimet kanë përfunduar në 85%, kjo e dukshme edhe nga vijëzimet e bardha.

“Sot mbi 85% e punimeve janë të përfunduara. Nuk jemi më në kushtet e hapjes provizore. Policia e Shtetit ka marr në dorëzim mbikëqyrjen e aksit dhe mbeten punë të vogla që kanë të bëjnë me gjelbërimin, ndriçimin, me rrugët lidhëse paralele me veprën, që do të përfundojnë sipas kontratës. Kjo është një nyje shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh dhe funksionet që ka. Lidhjen me unazën Lindore, kalimin e të gjithë automjeteve pa bërë më rreth rrotullimin në drejtim të Elbasanit dhe të gjithë automjetet që vijnë nga Elbasani për në Tiranë nuk do të bllokohen më. Sigurisht i shërben dhe pjesës së kësaj qendre, që është krijuar një pol ekonomik tashmë dhe ndërtesave të tjera që shërbejnë për zyra. Kështu që këtu kemi një frymëmarrje të re të trafikut. Koha do të shkurtohet për të aksesuar të gjitha degët e tjera të unazës së madhe, e cila ka një kompleksitet të shtuar për shkak dhe të shpronësimeve dhe paketës së kompensimit që po aplikojmë në këtë zonë”, u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u ndal te çështja e shpronësimeve për banorët, ndërtimet e të cilëve janë prekur nga projekti. Rama tha se askush nuk mund ta marrë peng punën dhe qytetin, aq më tepër kur ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

“Çështja është që askush nuk mund ta marrë peng projektin. Formula është shumë pozitive dhe u bënë disa kohë që kemi hyrë në këtë formulë pozitive sepse duam të stimulojmë edhe strehimin social, duam të stimulojmë gjithë qasjen tonë solidare me gjithë grupet shoqërore dhe absolutisht dikush që është në mes të rrugës, siç ishin dhe ata tek 5 Maji dhe që merr një ofertë bujare, solidare, sociale që pavarësisht se është komplet pa leje, pavarësisht se nuk ka as tokën aty e asgjë, të trajtohet me qera e me një kontratë të qartë që do trajtohet pastaj me strehim social në momentin që do kemi në dispozicion apartamente, sepse futet në një listë ku ka prioritet, të thotë “jo nuk dua”, kjo nuk funksionon. Siç nuk ka funksionuar as tek Bulevardi i Ri, as tek 5 Maji, nuk ka për të funksionuar as aty. Po t’i pyesësh sot pjesën dërmuese të atyre që pengojnë këto zhvillime, e kuptojnë që kanë humbur kohë dhe kanë stresuar veten e familjen kot, sepse janë realisht të sistemuar siç u është dhënë jo fjala por marrëveshja në dorë. Nuk mund ta mbajmë ne peng gjithë këtë qytet për njerëz që kujtojnë se me gjuhën e forcës dhe duke qenë komplet në paligjshmëri e të stimuluar politikisht, mund të bëhen pengesë, faktikisht bëhen thjesht pengje që përdoren për sherrin e radhës”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Qeveria e Kosovës do të subvencionojë qytetarët që kursejnë energjinë elektrike/ Kurti jep detaje për masat e reja

Qeveria e Kosovës do të subvencionojë qytetarët që kursejnë energjinë elektrike/ Kurti jep detaje për masat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

September 19, 2026
Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

September 19, 2026
Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

September 19, 2026
“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com