Janë siguruar pamjet e momentit kur u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Delon Troqe pak ditë më parë në Vlorë përpara servisit të vëllait të tij.
Ai sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa autorët e kishin vendosur në ndjekje dhe mbrëmjen e 21 majit 2021 e ekzekutuan.
Në videon e siguruar nga ABC, duket momenti kur një makinë e zezë, tip “Audi” afrohet pranë hyrjes së servisit ku qëndronte Delon Troqe dhe hap zjarr duke e lënë të vdekur në vend.
Meqë viktima kohët e fundit ishte kthyer nga Spanja, kjo është ndër pistat kryesore që po veirifkohet nga policia. Ndërkohë disa vite më parë të ndjerit i është rrëmbyer dhe zhdukur edhe një i afërm.
/b.h











