• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Hajduti i bankës rrëfen në gjyq: Grabita se kisha disa ditë pa ngrënë

by Java News
24/07/2017 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 21-vjeçar i pastrehë ka tentuar të vjedhë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, më 8 mars 2017, duke thyer me mjete të forta derën e saj. Ai është larguar pa marrë gjë dhe të nesërmen është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar krimin.

“E bëra për mbijetesë. Kisha disa ditë pa ngrënë”, është shfajësuar ai para oficerëve të policisë dhe më pas edhe në gjykatë gjatë gjykimit. I akuzuari për këtë ngjarje, Nazmi Çaka, u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë.

Ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 1 vit e 8 muaj heqje lirie.

Sipas Gjykatës, nga aktet dhe provat e paraqitura në gjykim, ka rezultuar se në datën 5 mars 2017, në orën 00:05, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës është dhënë njoftimi se një rrugën “Llazi Miho”, një person i panjohur kishte thyer xhamin e filialit të një banke të nivelit të dytë dhe ishte futur brenda.

Pasi kishte kontrolluar sirtarët, ai ishte larguar pa vjedhur ndonjë send. Nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ku janë marrë gjurmë dhe shenja gishtërinjsh, si edhe është administruar një kopje e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bankës.

Nga këqyrja e pamjeve filmike është vënë re një person i veshur me xhup dhe me kapuç, i cili në orën 00:05 të datës 5 mars 2017, qëllon dy herë me gurë derën e xhamit të bankës, duke e thyer atë. Ky person është futur brenda, kontrollon te sporteli dhe largohet pa marrë ndonjë send me vete. Ai është larguar një minutë më vonë.

Sipas Gjykatës, pak orë pas ngjarjes, i pandehuri Nazmi Çaka është paraqitur në polici, ku ka treguar se ishte autori i tentativës së vjedhjes së bankës. Ai ka rrëfyer me detaje para oficerëve të Policisë Gjyqësore gjithë mekanizmin e ngjarjes dhe veprimet e kryera prej tij, të dhëna që përputhen plotë- sisht me pamjet filmike të ngjarjes.

Gjatë gjykimit, i pandehuri ka shfaqur pendesë për kryerjen e krimit, rrethanë që është provuar edhe nga vetëdorëzimi i tij në polici. Ai ka rrëfyer se jeton i vetëm, se nuk ka një banesë dhe se prindërit i kanë vdekur kohë më parë.

Ai ka pretenduar se krimin e ka kryer i shtyrë nga nevoja për mbijetesë, pasi kishte disa ditë pa ngrënë. Sipas vendimit, në masën e dënimit, Gjykata ka mbajtur parasysh edhe faktin se i pandehuri është i padënuar më parë dhe pendesën e tij, për shkak të vetëdorëzimit pas ngjarjes./ma.me

 

Next Post
Policia ndërhyn në një lokal nate në Tiranë, klientët e dehur godasin me sende të forta efektivin

Aksident në Dajt, makina del nga rruga, një person i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In