• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Hajdari, debat me Naçin: Më ke ndërprerë 27 herë… Apo kur flet hoxha, nuk flasim ne?

by A R
11/12/2019 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I bashkon misioni për t’iu gjendur pranë shqiptarëve në nevojë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë diferenca mes tyre, e ndoshta edhe përplasje, si në rastin e sotëm në studion e “Opinion”.

Teksa diskutonin për idenë e shtëpive ekologjike, Arbër Hajdari dhe Elvis Naçi shfaqën divergjencë për këtë projekt, të cilin thanë më herët se ia kishin prezantuar edhe Kryeministrit Edi Rama.

Por duket se ajo që e nervozoi më shumë Arbër Hajdarin ishte fakti që sipas tij iu ishte ndërprerë fjala gjatë emisionit në mënyrë të përsëritur. Naçin e akuzoi se e kishte ndërprerë rreth 27 herë, ndërsa tha se i jepej fjala më pak nga të gjithë, “edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju bashkë”.

Blendi Fevziu: Qytetari shqiptar thotë mu prish një shtëpi e bërë me tullë me beton dhe tani po më japin një prej tallashi, do ta quaj. E pranon dot psikologjikisht e sheh ai këtë?

Elvis Naçi: Jo vetëm psikologjikisht, edhe realisht duhet ta shohin.

Arbër Hajdari: O mos më ndërprit..

Blendi Fevziu: A e sheh një ndërtesë të përjetshme të tijën?

Arbër Hajdari: Së pari që kemi ardhur tek ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe i gjithë ky panel këtu duhet të respektojë, sepse jam më i vogli në këtë panel dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë. Edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Blendi Fevziu: Këtu fjala merret Arbër…

Arbër Hajdari: Tani, së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtër, ne kemi propozuar një zgjedhje afatgjatë, kjo është një zgjidhje që njerëzit kështu po jetojnë sot në të gjithë botën e zhvilluar. Nuk është një zgjidhje për shembull siç është emergjent rasti i kontenierit, që mund ta përdorësh provizorisht. Ti i ke parë vetë në pjesën më të madhe të perëndimit, banesat janë të ndërtuara në këtë formë. Pra nuk është vetëm çështje lekësh, është edhe çështje cilësie që unë i kam parë nga afër këto.

Blendi Fevziu: Po të bëj prap pyetjen cinike të qytetarit, që po pse është kaq e lirë shtëpia? Sepse qytetarët mendojnë se shtëpia shkon paralel me cilësinë.

Arbër Hajdari: Shtëpia është me e lirë për shkak se prodhohet nga roboti, e prodhon fabrika në robot, nuk është tullë, llaç, veje mbi njëra-tjetrën që rrit kostot. Janë makineri të cilat e prodhojnë pjesë-pjesë, është gjithçka kompjuterike dhe kjo ul koston.

Blendi Fevziu: Dhe jeton afatgjatë?

Arbër Hajdari: Po 45 vjet ta jep fabrika me garanci.

Elvis Naçi: Blendi…

Elvis Naçi-Arbër Hajdarit: Thashë se mbarove…

Arbër Hajdari: Është hera e 27 që më ndërpret, më lër ta mbaroj.

Arbër Hajdari: Po si tani kur flet hoxha ne e kemi që nuk flasim ne të tjerët. Ky është një projekt që fabrika ta jep për 45 vjet me dokument, pra edhe betoni sot që kanë shtëpi njerëzit, ka nevojë për mirëmbajtje gjatë kësaj kohe, nuk është se e bën me tulla dhe nuk ka nevojë për gjë tjetër. Kjo nuk është një zgjidhje emergjente që ne do t’i propozojmë njerëzve, definitive. Prandaj duhet që edhe ti (Blendi Fevziut) bashkë me mua, të vish kur të vijë shtëpia portabël, në mënyrë që t’ia propozojmë njerëzve.

Elvis Naçi: Blend…

Arbër Hajdari–Elvis Naçit: O Hoxhë, është hera e fundit, ta mbyll.

Elvis Naçi-Blendi Fevziut: Sa minuta ia ke dhënë fjalën?

Elvis Naçi: E dëgjoj me shumë respekt Arbrin, por duhet të kuptojmë që duhet të respektojmë donatorin, të respektojmë edhe profesionistin. Që do të thotë se këndvështrimet e ndryshme e çojnë shoqërinë përpara. Ne nesër kemi dërguar njerëz që t’i shikojnë në terren. Duhet konsultuar mirë, sepse jam me atë që tha zoti Hoxha është afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë. Bota gjithmonë ka punuar në standardin që ne e njohim, me themele të thella, ndërton një shtëpi që është e qëndrueshme për një kohë shumë të gjatë dhe mos harrojmë që ne të cilët duam të ndërtojmë disa shtëpi, sado të shkojnë ato, duam ndoshta që ne të kemi mbyllur sytë në këtë botë dhe tjetri të vazhdojë ta gëzojë shtëpinë e tij. Domethënë nuk ka emergjencë të emergjencës së madhe derisa të sigurohemi. Sado Arbri mund të ketë parë në YouTube dhe mund të ketë marrë informacion, kam përshtypjen që duhet të flasin më shumë ekspertët dhe profesionistët

Blendi Fevziu: Do shkojnë nesër për t’i parë bashkë me Arbrin?

Arbër Hajdari: Jo jo Hoxha nuk do të vijë, do të shkoj unë për t’i parë.

Blendi Fevziu: Jo jo ekspertët thashë.

Arbër Hajdari: Ekspertët sigurisht, po ne kemi pjesë, se nuk i kemi marrë nga vetja këto punë.

Elvis Naçi: Ne kemi dërguar përfaqësues të fondacionit.

Arbër Hajdari: Do e dërgoni Hoxhë se nuk keni shkuar ende, nesër do shkojmë.

Elvis Naçi: Jo po ka shkuar ai sonte…

Next Post
Rama me unionet e myslimanëve në Europë: Momenti që të jemi bashkë!

Rama me unionet e myslimanëve në Europë: Momenti që të jemi bashkë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

August 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

August 14, 2026
Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

August 14, 2026
“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

August 14, 2026
EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com