Një grua ka hipur mbi selinë e Partisë Demokratike në Fier dhe po kërcënon me vetëvrasje.
Në pamjet e transmetuara ne rrjetet sociale, shihet se ajo është ngjitur në katin e fundit të ndërtesës.
Raportuesit thonë se prej më shumë se 30 minutash ajo qan dhe bërtet, ndërkohë që nuk dihet arsyeja që e ka çuar të marrë këtë vendim.
Bëhet me dije gjithashtu se policia ndodhet pranë për të negociuar me të.
/a.m.











