• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Gruaja: Jam dinamit se kam 40 vjet që… Rama-laçianes që i kërkonte llogari: Prandaj s’je martuar se kush të afrohet trembet

by Java News
11/12/2019 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tragjik në një nga lokalet e zonës.

Një banore që ka ardhur nga Zvicra, ku ka lënë punën, i ka kërkuar Ramës të dijë se cfarë do të bëhet me banesën ku ka dy prindër dhe babanë e sëmurë.

Gruaja: Ne kemi shtëpia private janë prishur. Kanë ardhur e kanë kontrolluar dhe kanë thënë nuk janë të banueshme dhe kanë ikur. Kam babanë 68 vjeç..

Rama: Cfarë do të pyesësh

Gruaja: Dua të di të rrimë apo jo. Nuk duam batanije as ushqime. Për bukë nuk po vdes. Kam punën në Zvicër dhe kam ardhur se kam dy pleqtë vetëm. Më thuaj cfarë të bëj. Sa do të pres.. një vit do pres. As jam në cadër dhe as jam në shtëpi. Muri po bie.

Edi Rama: Nëse është shtëpia e pabanueshme mos hyr në shtëpi

Qytetarja: Po ku të rri?

Rama: Në çadër dimërore nuk ka asnjë problem sepse janë me energji e televizor brenda. Babi me ty në çadër deri kur të ndërtohet shtëpia. Do bëhet kontroll i dytë dhe nëse do të hidhet në tokë do të bëjmë shtëpinë e re me mire se ne Zvicer

Gruaja: Nuk kam shtepi as ketu as në Zvicer. Atje punoj me tre mujorsha per copen e bukes. Punojmë per copen e bukes. Cfarë pasuri të vëmë me 200 mijë lekë pasuri

Rama: Leje copën e bukës, e ke parë veten si je, shihe si je, ata që kanë për copë buke e di si janë

Gruaja: Po unë punoj dhe vishem, po për cfarë punoj, për bukë se pasuri nuk po vëmë

Rama: Asnjëherë shqiptari nuk ka vuajtur për copën e bukës, mos ma përmendni më, nuk e kanë pas problem shqiptarët as në mesjetë, po të them. Këtu nuk është cështje buke, por standardesh dhe jam shumë dakord

Gruaja: Po si do bëj unë me prindërit, baba i sëmurë nuk rri dot në cadër, me tension 24

Rama: Si baba yt ka plot të tjerë, do rrijë në ato cadra që janë të sigurta dhe nuk hyn asgjë

Gruaja: Më thuaj ca do bëj, të pres një vit? Do pres, por cfarë do bëjmë na thuaj

Rama: Shtëpinë do ja bëjmë të re, më mirë se komshiu yt zviceran, se më mbyte

Gruaja: Kërrkush nuk është tu pyt

Rama: Nuk ka bërë vaki ndonjëherë, janë përmbyt njerëzit dhe nuk është kujtuar njeri për ta, 10 ditë gjithë ky tërmet, nëpër hotele dhe cadra e do ua bëjmë shtëpitë, shko në Itali, shko, shifi e pastaj më bërtit mua

Rama: Ajo më mbyti më shkatërroi

Gruaja: Jam shumë e vogël

Rama: Ti e vogël pupupu,  Je martuar ti?

Gruaja: Jo

Rama: Nuk je martuar se kush të afrohet trembet

Gruaja: Jo, jo nuk i tremb

Rama: Je dinamit

Gruaja: Jam dinamit se kam 40 vjet që mbaj shtëpinë, a more vesh

Gjatë bisedës me banorët kreu i qeverisë pati një debat me një burrë të cilit i kishin hequr nusen nga puna.

“Ata demokratet e qelbur, hajduta, ma hoqen kot, pa arsye”, i tha i moshuari.

Ky epitet e ka revoltuar kryeministrin, i cili nuk ia ka kursyer pergjigjen

‘Leri more demokratët e qelbur, çfarë i keni këto që thoni. Nga termeti keni pas probleme? Kaq me thuaj. S’iu vjen zor, s’iu vjen. Largohu..Ik mos më shqetëso. Demokratët e qelur thotë. Largohu boll, s’ke turp’, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Tonin Vocaj para Vettingut, ja çfarë thotë raporti për kryepolicin

Tonin Vocaj para Vettingut, ja çfarë thotë raporti për kryepolicin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

October 5, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Rubio nis turin në Europë, në fokus Rusia dhe Lindja e Mesme

October 5, 2026
Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

October 5, 2026
SPAK dhe BKH operacion në Elbasan, vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

SPAK dhe BKH operacion në Elbasan, vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com