Pas një zënke që e kishte pasur me gruan e tij, piloti hipi në aeroplan dhe u përplas në një lokal në Botswana, duke mbetur i vdekur në vend. Charl Viljoen, një pilot me shërbimet ajrore të Kalahari, raportohet se ishte përplasur me lokalin ku gruaja e tij kishte organizuar një festë. Ai fillimisht kishte fluturuar disa herë shumë afër lokalit, dhe me telefon i kishte njoftuar mysafirët që të dalin jashtë nëse dëshirojnë t’i shpëtojnë vdekjes.
Në videon e publikuar më poshtë, ai shihet duke fluturuar pak metra mbi tokë dhe në një moment përplaset në afërsi të Mochudi në Botswana, pranë vijës kufitare me Afrikën e Jugut. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën vetëm piloti, si dhe janë shkatërruar edhe 13 makina të parkuara në afërsi të lokalit.
“Kishin organizuar një festë në Matsieng. Por çifti u grind dhe në një moment ai e goditi gruan dhe të gjithë i thanë se nuk duhet ta trajtosh ashtu një femër”, ka deklaruar një dëshmitar. /a.meta