Është mbyllur pjesa e parë mes Dinamo Tbilis dhe Tiranës, me avantazhin e skuadrës shqiptare 0-1. Në fushën e gjerogjianëve, bardheblutë vuajtën disi në minutat e para, por me kalimin e minutave, e rritën ritmin.
Madje, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Torassa shënoi për bardheblutë e Egbo, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Cale bën gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe arrin të pasojë për Bathën. Mesfushori e merr keq topin dhe mbrojtja vendase arrin të neutralizojë rrezikun fillimisht, por pas një keqkuptimi, Torassa përfiton dhe shënon në mënyrë karambolike. Pak rëndësi ka, Tirana shumë pranë kualifikimit.
Champions League
Dinamo Tbilis – Tirana 0-1
Torassa 45+4’
/e.rr