Në studiot e xhirimeve po bëhet gati një film dokumentar që do të tregojë aventurën e disa “vajzave” nga Daone, nje fshat ne Italine Veriore, të cilat mblodhën kursimet e tyre për të provuar të vetmen gjë që u kishte mbetur penga:plazhin. Po po është e vërtetë, pasi të moshuarat e kishin kaluar të gjithë jetën e tyre në mal, dhe kurrë nuk kishin shkuar më plazh.
Dhe si herë të parë zgjodhën pushime në bregdetin e Kroacisë. Me regji të Katia Bernardi, “Funne, vajzat që ëndërronin plazhin” do të dalë në fund të këtij viti.









