• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Gjyqi, Kopliku: ““I kam thënë Nishanit komunist, edhe ça? Kjo s’është fyerje”

by Java News
10/05/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku tha sot se ai nuk e ka fyer presidentin Nishani. “I kam thënë komunist, edhe ça? Ça fyerje është kjo. Unë kam patur komunistë në fisin tim”, tha Kopliku. “E keqja është që presidenti antikomunist të gjykojë mentalitet komunist, me biografi”, tha Kopliku.

Presidenti Bujar Nishani ka paditur në gjykatë ish-zv.kryeministrin Bashkim Kopliku për një shkrim ku kreu i shtetit mes të tjerash quhet “komunist”. Paditësit thane sot ne gjyq se kërkojnë përgënjeshtrim te materialit te cilin e quajtën disinformues.

“Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”.

Shkrimi është botuar nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017. Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, u shpreh me pare Kopliku.

Shkrimi i Koplikut për Nishanin, që e çoi në gjyq

Zonja Edith Haxhi, ish-zëvëndësministrja e jashtme e Sali Berishës, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…

Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vërtetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?! Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm, bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?!

Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat. Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve.

Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetëra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste. Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”! Shkruani si është e vërteta.

ma.me

 

Next Post
“Sun&Wind Energy Corporation” dy projekte 45 mln euro në Himarë për energjinë e erës

Energji nga era, publikohen zonat e preferuara në veri dhe jug të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

July 24, 2026
Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

July 24, 2026
Rama jep garanci për zonat e mbrojtura: Ligji do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së

Rama jep garanci për zonat e mbrojtura: Ligji do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së

July 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga 61 bashki në 41?

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In