• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Gazetarja shpërthen në lotë kur 20-vjeçarja i thotë se donte të shiste veshkën…

by A R
11/05/2021 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë e ftuar një vajzë 20-vjeçare me një histori mjaft prekëse. Ajo ka pësuar drama që kur ka qenë e vogël, kur nëna braktisi atë, motrat, vëllezërit dhe të atin. Ajo u detyrua të bëheshe e zonja e shtëpisë që në moshën 10 vjeç. Në shkollë nuk e donte askush dhe silleshin keq me të. Pasi e ëma i braktisi vajza u përball edhe me depresion ku filloi të bëhej e egër dhe agresive.

Në moshën 17-vjeç u lidh me një djalë, i cili sot është burri i saj dhe babai i vajzës 14-muajshe. Jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, jetojnë me qira. 20-vjeçarja është e sëmurë, ka anemi të theksuar dhe prej stresit dhe mërzisë që nuk po i ofron vajzës një jetë të mirë, ajo nuk ushqehet. Vajza ka menduar që të shesë dhe veshkën për t’i siguruar një të ardhme të sigurt vajzës, por për shkak të anemisë ajo e di që nuk do dilte e gjallë nga salla. Në momentet që ka rrëfyer për këtë veprim që ajo dëshironte të bënte përloti të gjithë të ftuarit në studio.

Mirela Milori: Në letrën tënde thua që ke patur shumë momente dëshpërimi, ke menduar të shesësh veshkën, pra disa mendime shumë të errëta në mendjen tënde. Më fol pak sepse kemi dhe praninë e psikologut dhe këtë pjesë të rrëfimit dua ta kemi këtu.

20-vjeçarja: Kur nuk kisha mundësi të kujdesesha për vajzën, mendoja që të shisja veshkën, por e dija që nuk do dilja e gjallë nga ajo sallë sepse kam anemi shumë të theksuar, mendoja që nuk do e shihja më (qan). Mendoja t’i krijoja një jetë normale gocës sepse nuk kisha mundësi tjetër.

Mirela Milori, avokatja Anjeza Rusi  dhe psikologu i njohur Eduart Tafa janë prekur në studio dhe kanë shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të vajzës.

Mirela Milori: Na bëre dhe në për psikolog, mirë veten. Po qan avokatja, po qajmë të gjithë. Pale kur fillojnë të qajnë operatorët këtu shkon pastaj… Është e rëndë.

Eduart Tafa: Është rrëqethëse të dëgjosh diçka të tillë, është një nga aktet më ekstreme që mund të bëjë njeriu, ndoshta është një nga aktet më ekstreme që unë kam dëgjuar në të gjitha mediat televizive. Të merret një vendim kaq i fortë, sidomos nga mamaja, prindi për fëmijën, por unë do i thoja këtë gjë që gjithmonë ne nuk duhet të mendojmë dhe jo më të prekim apo të bëjmë një akt në drejtim të këtyre ekstremeve.

Para se të shkojmë atje, ne kemi shumë dyer, shumë njerëz, shumë kontakte për të folur, biseduar, për të parë mënyrat më të arsyeshme për të gjetur një zgjidhje dhe për të mos shkuar kurrë as në mendime dhe jo më për të bërë një veprim të tillë në këto lloj ekstremitetesh. Ne dhe ju jemi akoma shumë të rinj, kemi shumë mundësi, shumë vite para, shumë opsione dhe shumë gjëra për të ndërtuar dhe këto mund t’i bëjmë duke gjetur forcat tek vetja për t’u ringritur.

/a.r

Next Post
Tragjike te Bulevardi i Ri në Tiranë, makina përplas motoristin për vdekje

Tragjike te Bulevardi i Ri në Tiranë, makina përplas motoristin për vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In