Gazetari Erion Kristo ka komentuar taksën e re për Rrugën e Kombit ku thotë se kjo është një vjedhje e tretë që po i bëhet qytetarëve. Në emisionin “Rreze Dielli”, ai rendit abuzimet që janë bërë me të duke nisur qysh prej ndërtimit gjatë qeverisjes “Berisha” ku tenderimi u krye në formë abuzive dhe duke vjedhur më pas me riprojektimin për shkak të punimeve të bobëta. Duke komentuar skandalet e njëpasnjëshme, Kristo e konsideron një rrugë që është larë me gjak. /ma.me











