Ndeshja mes Interit dhe Egnatias në Ferrara u mbyll me suksesin 4-2 të zikaltërve të cilët ia dolën të përmbysnin rezultatin në fund të ndeshjes ndaj rrogozhinasve falë edhe një dredhie të Lautaro Martinez. Ky i fundit, për të evituar turpin ndaj skuadrës shqiptare, simuloi në mënyrë të dukshme në zonë dhe gjyqtari i dha një dorë duke dhënë penallti.
Një episod i cili ka qarkulluar në rrjet duke u kthyer në objekt talljesh të anti-interistëve, teksa ka gjetur pasqyrim edhe në portalet e mediave të rëndësishme italiane.
“Inter-Egnatia, Lautaro Martinez dhe simulimi… i turpshëm. Argjentinasi rrëzohet në tokë para kohe në krahasim me kontaktin e lehtë me kundërshtarin dhe gjyqtari gjithsesi akordoi gjuajtje nga pika e bardhë për zikaltrit”, shkruan portali në fjalë për këtë episod.