Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook, pamje nga spitali i Fierit.
Ai shprehet se ky spital është pak minuta larg qytetit dhe do t’u shërbejë të gjithë jugut të Shqipërisë.
Rama shkruan se ka një objektiv të ri tashmë, ku do të ndërtohet një spital i ri rajonal për të gjithë Veriun, po i këtyre standarteve.
“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta.
Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”, tha Rama./ b.h