• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Gardianët e burgut po ndiqnin ndeshjen e Argjentinës në Botëror, i burgosuri arratiset dhe rinis vrasjet tragjike

by Java News
23/12/2022 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarje në kufijtë e së pabesueshmes në Cordoba të Argjentinës. Vrasësi Roberto Jose Carmona u arratis nga banesa e së dashurës, aty ku vëzhgohej nga policia dhe gardianët pasi kishte marrë një leje speciale. Në banesën e së dashurës ishin disa gardianë burgu që detyrën kryesore e kishin për të vëzhguar një nga kriminelët famëkeq të Argjentinës, por ky i fundit gjeti momentin dhe u arratis për të nisur një tjetër tragjedi.

Në kohën kur luhej ndeshja gjysmëfinale e Botërorit mes Argjentinës dhe Kroacisë, gardianët humbën përqëndrimin pas aftësive të Lionel Messit dhe Carmona u arratis. Me pretekkstin se do duhej të shkonte në tualet, Roberto Carmona u arratis dhe rrëmbeu një makinë duke vrarë taksistin.

Pas dhënies së alarmit një numër i madh policësh u vunë pas tij dhe e arrestuan pas një aksidenti që vrasësi bëri me makinë.

Carmona u bë i njohur në provincën e Cordobës në janarin e vitit 1986 kur rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau adoleshenten Gabriela Ceppi (16 vjeç). Më vonë, në burgun e lagjes San Martín në qytetin e Cordobës, ai vrau një të burgosur tjetër në vitin 1994. Pasi u transferua në burgun Resistencia (Chaco), vrau përsëri një të burgosur tjetër në 1997 dhe është i dënuar maksimalisht./m.j

Next Post
Lufta në Ukrainë, ambasadori rus në Uashington: Rreziku i një përplasjeje mes SHBA dhe Rusisë është i lartë!

Lufta në Ukrainë, ambasadori rus në Uashington: Rreziku i një përplasjeje mes SHBA dhe Rusisë është i lartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com