• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Gafat, nga Basha tek Ademi, si u bë lëmsh politika e media me festat e nëntorit

by Java News
01/12/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Datat 28-29 nëntor festohen gjithmonë nga shqiptarët anembanë botës. Këto janë ditët kur nëse je shqiptar i shikon rrjetet sociale të mbushura me foto kuqezi, teksa të gjithë urojnë njëri-tjetrin për Ditën e Flamurit dhe për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, me postimet patriotike.

Por ky vit pati shumë incidente dhe gafa nga personazhet publikë shqiptarë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i beri lemsh datat gjatë homazheve nga “Varrezat e Dëshmorëve”. Duke dashur t’i referohej 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbi kalanë e Krujës, Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1443. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

Këtë gafë të kreut të PD-së, kryeministri Edi Rama e ironizoi me një postim në rrjetet sociale ku krahas tij shkruante: “Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim.”

Por nuk vonoi dhe më pas kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike në në Fier, Luan Baçi uroi 106-vjetorin e Pavarësisë, përpara kamerave dhe tha seSkenderbeu e ngriti Flamurin ne Vlore. Sigurisht që as ky incident nuk i shpëtoi kryeministrit Edi Rama, i cili vetëm pak çaste më pas e publikoi në profilin e tij në rrjetet sociale dhe krahas videos shkruante: “O zot mëshirëplotë shpëtoje këtë parti.”

Ajo që bëri xhiron e rrjetit ishte edhe lapsusi i kryebashkiakes se Shkodres Voltana Ademit, e cila e cilësoi 29 Nentorin, një ditë të zezë për qytetin e saj. “Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë çfarë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi,”– dëgjohet teksa thotë Admei në deklaratën për mediat teksa po uronte 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Sërish kryeministri Edi Rama këtë deklaratë e ndau me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram ku nuk e kurseu as ironinë teksa shkruante krahas videos: “Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?!”

Një tjetër video që bëri xhiron e rrjetit është edhe ajo e fjalimit që mbajti deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj. Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e të rënëve të Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare të organizuar në Vlorë, Velaj deklaroi se ishte përvjetori i 70-të i luftës, kur në fakt ky është viti i 74-tërt.

“Dua t’ju uroj të gjithë veteranëve të luftës, të gjithë pasardhësve të tyre, të gjithë popullit të Vlorës gëzuar festën. Ata bënë një punë të madhe që të ishim sot për 70 vjet në një paqe që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Evropës,”- tha deputeti përpara mediave.

Festat e nëntorit nuk kaluan pa ngjallur debat edhe tek personazhet e showbizit shqiptar. Ishte moderatori Blendi Fevziu ai që teksa uronte Festën e Pavarsisë bëri një gafë me flamurin kuqezi që kishte zgjedhur. Fevziu mbante në duar prodhimin kinez të flamurit shqiptar dhe këtë gjë ja vuri në dukje edhe aktori i humorit Bes Kallaku.

Komenti i Bes Kallakut në foton e publikuar nga Blendi Fevziu

Për të kuptuar diferencën mes flamurit të prodhimit kinez dhe atij origjinal mund të shikoni në foton e mëposhtme.

Diferenca mes shqiponjës në flamurin kuqezi kinez dhe atij origjinal 
Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Misioni i pamundur i Xhorxh Bushit, për të shpëtuar zgjedhjet e vjedhura më 1996 në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com