Cüneyt Çakir, arbitri turk që më 2015 arbitroi finalen e Champions League në Berlin midis Barcelonës e Juventusit, ka bërë një gafë të paparë, duke “ndryshuar” ligjet e futbollit.
Gjatë ndeshjes midis mes Rizespor dhe Osmanlispor, portieri i kësaj të fundit grushtoi topin e krosuar në zonë. Në mënyrë të pabesueshme, Çakir sinjalizoi për penallti, për prekje të topit me dorë!
Për fatin e mirë të gjyqtarit, Rizespor e humbi penalltinë dhe Osmanlispor fitoi 1-0. Nëse do të kishte qenë gol, mund të ishte përsëritur ndeshja për gabim teknik të arbitrit.
d.i.