Një person me rrezikshmëri të lartë, është vënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të koduar “Mamurrasi”.
Nga ana e policisë së Kurbinit pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi në kërkim, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u organizua dhe zhvilluar operacioni.
Në kushte të larta sigurie dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë kapja dhe prangosja e shtetasit Bardhok Noka, 42 vjeç, banues në Kurbin.
Për 42-vjeçarin, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Noka akuzohet se më 29 prill, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari