Futbolli në Turqi është tronditur sërish nga një skandal i mundshëm i trukimit të ndeshjeve. Kjo pasi federata turke ka nisur hetimet pas fitores së Galatasay-it me rezultatin 1-0 ndaj Genclerbirligi.
Është mesfushori Wesley Sneijder, autori i golit në minutën e 67-të, duke i dhuruar skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme.
Por nga pamjet duket që portieri i Genclerbirligim Ferhat Kaplan, ka tërhequr dorën në momentin e goditjes duke mos dashur ta pres. Në Turqi janë të bindur se kjo ka qenë një ndeshje e trukuar.