• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Furnizonin me armë grupet kriminale, si ranë në pranga 2 durrsakët

by Java News
14/11/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtonin armë zjarri duke furnizuar grupe kriminale, arrestohen dy të rinjtë durrsakë që ishin në përgjim prej disa kohësh nga Policia e këtij qyteti. Të rinjtë u kapën me armët e zjarrit që i mbanin të fshehura në mjetin që lëviznin. Sipas Policisë, ata ishin mbajtur nën vëzhgim si persona që mbanin lidhje me grupe kriminale, por ishin të paskeduar më herët.

“Finalizohet operacioni i koduar ‘Guns 18’, ku janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, ndërsa u sekuestruan armë dhe municione luftarake. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Kevin Mburimi 18 vjeç dhe Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës”, bëri të ditur Policia. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se dy të rinjtë, në lagjen Nr.16, janë kapur në flagrancë në mjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: dy armë zjarri automatikë model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip “Blou Mini”; 2 krehra, 25 fishekë.

“Specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2-mujor, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municioneve’ në bashkëpunim”, deklaroi Policia. Mësohet se blutë kishin siguruar në rrugë operative informacione se dy të rinjtë ishin duke furnizuar me armë zjarri persona të tjerë me precedentë penalë.

Për këtë arsye, ata janë mbajtur nën vëzhgim për të paktën dy muaj. Nga hetimet dhe përgjimet, hetuesit siguruan informacione se ata dispononin armët e zjarrit, të cilat më pas do t’i shisnin te grupe kriminale. Për këtë arsye, Policia organizoi operacionin “Guns 18”, që përfundoi me arrestimin e dy të rinjve, gjetjen e armëve të zjarrit si dhe identifikimin e personave të interesuar për t’i blerë. Për arsye hetimore, Policia nuk bën publik emrat e të interesuarve për blerjen e këtyre armëve të zjarrit, që u zbuluan në makinën e dy të rinjve durrsakë, por bën të ditur se pritet të realizohet edhe arrestimi i tyre.

Për efekt hetimi, Policia nuk bëri të ditur mënyrën sesi ra në gjurmët e dy të rinjve që kishin nisur të trafikonin armët. Por, sipas burimeve nga grupi i hetimit, ishin siguruar të dhëna në rrugë operative për veprimtarinë e jashtëligjshme të dy të rinjve, të cilët deri më tani nuk rezultonin të skeduar për asnjë krim të kryer.

Në momentin e arrestimit, ata nuk kanë bërë asnjë rezistencë. Policia i kishte vënë në ndjekje dhe ata i janë bindur edhe shenjës për të ndaluar. Në prani të tyre, Policia kreu kontroll ku edhe zbuloi armatimin në makinë. /panorama

ma.me

 

Next Post
Protestuesit e PD te Unaza kërcënojnë Veliajn me jetë: Do të vijmë në shtëpi, ti do vdesësh!

Teksti i plotë/ Veliaj quajti shpellarë politikanët e dhunës, mashtrimi i PD: “Jo jo, e ka për banorët”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

October 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

October 19, 2026
Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

October 19, 2026
Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com