• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+ FOTOT/ Kush është shqiptari i Camorra-s Arben Zogu dhe lidhja e tij me ish-boksierin

by Java News
21/03/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë ditës së sotme policia italiane ka shkatërruar dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qen antidrogë për ekzekutimin e 19 urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë. Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe shqiptari Arben Zogu, i cili është i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më herët për trafik kokaine, njoftojne mediat italiane.

Por kush është Arben Zogu, apo i njohur ndryshe si: Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari).

Në një operacion tjetër në vitin 2015, Arben Zogu ishte mes nëntë të arrestuarve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish-krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës, i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate.

2NdFGmJ2

(Lirio Abbate)

Ai e paralajmëronte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”. Hetimi, i koordinuar nga prokurorët në Romë, vuri në dukje se grupi ishte përbërje e Kamorrës dhe më saktë klanit kazalezi.

Dega e udhëhequr nga Arben Zogu shtrihej në zonën Capitoline, ku kishte fituar respektin e krerëve mafiozë atje. Marrëveshja kryesore ishte shitja e drogës në Romë, siç u shfaq edhe në hetim. Hetuesit kanë zbuluar një dërgesë prej 20 kg kokainë nga Spanja, një operacion që u ndoq nga trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, (Pluto).

Gazetari i pavarur thelloi artikujt dhe në shkrimin e 13 dhjetorit 2013 publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-west”, ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “i çmenduri”.

Menjëherë pas arrestimit të Sensen vjen paralajmërimi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, “njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Rikardinos dhe Micheles.

orial-kolaj_1-213x320-200x300

(Orial Kolaj)

Ata kishin ngritur një monopol në menaxhimin e dhunshëm të videopokerit dhe basteve. Nga hetimi doli sesi në vendbanimin Aciliaklani, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, bastet dhe lojërat.

Njerëzit që menaxhonin biznesin e videopokerit përdornin tre shqiptarët për të imponuar instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”.

Kur pronari i një pike lojërash refuzonte instalimin e makinetave, atëherë treshja e shqiptarëve hynte në veprim. Nga përgjimet dalin frazat “Oriali është një makinë lufte”.

ma.me

Next Post
Ymeraj, Saraçi, Llalla dhe paralajmërimi i ambasadorit Lu

Ymeraj, Saraçi, Llalla dhe paralajmërimi i ambasadorit Lu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In