• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+ FOTOT/ Grabiti 2 karburante, zbardhet dëshmia pas arrestimit

by Java News
06/10/2018 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mariglen Muftaraj, 27 vjeç, u vu në pranga pasi, i maskuar dhe i armatosur mekallashnikov, arriti të grabiste dy pika karburanti në një hark kohor prej 5 orësh. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Novoselës, ndërsa autori është banues në fshatin Plashnik të Beratit. Fillimisht, riu ka kryer grabitjen e karburantit brenda Novoselës, në pronësi të shtetasit Y.B., ngjarje e ndodhur rreth orës 00:40 të së premtes, ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.

grabitja ne vlore

Ndërsa 5 orë pas kësaj, rreth orës 05:53, 27-vjeçari, pranë mbikalimit të Novoselës, në autostradën Vlorë-Fier, ka kryer dhe grabitjen e kar burantit në pronësi të shtetasit F.S.

I maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ai ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe 150 euro. Pasi ka kryer grabitjen, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje janë vënë forcat e Policisë, të sinjalizuara për grabitjen e ndodhur. Ato u organizuan dhe u ndanë në grupe të posaçme për t’u shpërndarë në terren, gjë e cila solli arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

I riu u kap teksa tentonte që të fshihej mes shkurreve në një zonë mes fshatrave Aliba-Akërni. Në momentin e prangosjes, Policia ka sekuestruar dhe armën tip kallashnikov si dhe paratë që kishte grabitur. Në momentin e arrestimit, 27-vjeçari mbante ende kapuçin në kokë, ndërsa armën e kishte hedhur disa metra larg. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të të dyja grabitjeve, ai ka deklaruar se ishte detyruar t’i kryente ato për të siguruar para për të emigruar në Greqi. Fakti që në grabitjen e parë ka dalë duarbosh, pasi ka arritur të marrë vetëm 3 mijë lekë të rinj, ka “detyruar” atë që të kryejë një tjetër grabitje.

karburani i grabitur ne vlore

“Më duheshin lekë për të shkuar në Greqi”, është ajo që Mariglen Muftaraj ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Vlorës. 27-vjeçari, pavarësisht se jetonte në Berat, është emër i skeduar nga Policia e qytetit bregdetar, pasi rezulton me precedentë penal për grabitje. Madje, nga Policia e Vlorës, konfirmohet se i riu vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, ku vuante dënimin për grabitje, në zonën e tij në Berat. Sipas Policisë, 27-vjeçari mendohet të ketë mbërritur prej mbrëmjes së të enjtes në Vlorë, përpara se të kryente edhe dy grabitjet. /ma.me

arrestimi grabitja karburani vlore

 

Next Post
Gruaja nga Fushë- Kruja: Ish-vjehrri dhe djemtë e tij më dhunuan!

Gruaja nga Fushë- Kruja: Ish-vjehrri dhe djemtë e tij më dhunuan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com