Tifozët e Realit e Juventusit kanë pushtuar Cardiffin. Kanë mbetur edhe pak orë deri te finalja e Ligës së Kampionëve, ku Juventusi dhe Real Madridi do të kërkojnë të shkruajnë histori, duke ngritur në qiell trofeun më prestigjioz për klube. Tifozët e Real Madridit dhe Juventusit tashmë kanë nisur t’i mbushin rrugën e Cardifit, ku sonte zhvillohet finalja e Championsit nga ora 20:45. Në Cardiff ka arritur edhe ish sulmuesi i Juves, Fernando Llorente, i cili është mirëpritur me duartrokitje nga tifozët.