Lewis Hamilton do ta nisë garën e së dielës në vendin e fundit pas një aksidenti që pësoi gjatë provave ditën e sotme.
Britaniku humbi kontrollin e makinës në sektorin e 12-të të pistës duke devijuar e përplasur në murin rrethues. Fatmirësisht 34-vjeçari doli i padëmtuar por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Mercedesin e tij. Skuadra e tij raporton se piloti është në gjendje të mirë ndërkohë që mekanikët e Mercedes janë duke punuar për ta bërë makinën gati për garën e nesërme.
Kjo përplasje ndoshta do t’i kushtojë Hamiltonit garën pasi ajo e dërgon në vendin e fundit në start. Por kjo nuk e shqetëson pilotin anglez pasi ai renditet i pari në klasifikim me 62 pikë larg vendit të dytë.
Ndërkohë në anën tjetër Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel arritën të sigurojnë dy vende në pole position për çmimin e madh të Belgjikës. Në vendin e tretë u rendit Valteri Bottas e në të katërtin surprizon Daniel Ricciardo.
g.kosovari