Në fakt duket pa sens që një militant i PD-së, të rrahë Spahiun, pse shan Ramën. Kjo, duke qenë se Pirraci prej ditësh qendron tek çadra e PD-së, për të mbështetur protestën e opozitës kundër Ramës. Ai është militant i PD-së dhe këtë gjë e tregojnë fotot që ka në FB, ku shfaqet krah Sali Berishës.
i PD që goditi Spahiun
Pirraçi ka qenë pjesë e protestës që po zhvillohet përballë Kryeministrisë. Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia pasi goditi me grusht kreun e AAK Kreshnik Spahiun. Sipas këtij të fundit Pirraçi e ka goditur atë sepse po fliste keq për kryeministrin.