• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Fjalët prekëse të Alketa Vejsiut në Sanremo: Faleminderit Itali! Ke ndriçuar rrugën tonë

by A R
07/02/2020 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmja e së enjtes së 6 shkurtit do të jetë padiskutim e paharrueshme për moderatoren Alketa Vejsiu.

Së bashku me prezantuesin italian Amadeus dhe partneren e Cristiano Ronaldos, modelen Georgina Rodriguez, ajo prezantoi, bëri monolog lidhur me eksodin e shqiptarëve dhe në mbyllje këndoi.

Po ashtu mjaft e komentuar ishte veshja e saj ku nga fustani rozë Dolce e Gabanna, në pjesën e dytë të spektaklit u shfaq me një fustan sirene të kuq të stilistit Valdrin Sahiti, me të cilin u duk mjaft këndshëm.

Nga teatri Ariston, Alketa ka folur për këtë ëndërr të madhe, por edhe për lidhjen mes dy popujve, në një monolog të mbushur me fjalë zemre dhe përjetime personale.

Alketa këndoi këngën “Una lacrima sul viso”, bashkë me Bobby Solo, duke kujtuar në monologun e plotë që gjeni më poshtë se ishte kënga e preferuar e të atit.

https://www.youtube.com/watch?v=BZ_gD7yUHVA

“Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg.

Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà.

Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret.

Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës.

Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar.

Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde. Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket.

Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne. Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë. Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga.

Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë.

Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime.

E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e thyer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!”

Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”.

Next Post
Paralajmërimi i analistit: OFL ka në listë emra të njohur nga Tirana. Gjëra të tmerrshme do dëgjojmë…

Paralajmërimi i analistit: OFL ka në listë emra të njohur nga Tirana. Gjëra të tmerrshme do dëgjojmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com