• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Fitore e merituar: Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në ‘lamtumirën’ e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka

by Java News
19/11/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka shkëlqyer në Air Albania duke fituar pastër 2-0  në miqësoren ndaj Armenisë. Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” kundër Armenisë pasditen e së shtunës. Pas 370 ditësh pa fitore, skuadra e Edy Rejas ia del të marrë një sukses përballë tifozëve, që nuk ishin më shumë se 4 mijë në stadium.

Ndeshja u hap në minutën e 28 me golin  e sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 64 minutë Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e panalltisë. Pas këtij 90 minutëshi Edy Reja nuk është më trajner i Shqipërisë “me letra”.

Në përballjet mes Shqipërisë dhe Armenisë, kuqezinjtë kanë marrë kanë marrë katër fitore në po kaq ndeshje. Dueli i sotëm pa nga minuta e parë dy lojtarët e Superligës dhe konkretisht Partizanit, Xhuliano Skukën dhe Andi Hadroj. Nga minuta e parë edhe Muçi, me kuqezinjtë që dominuan takimin.

Qysh në minutën e katërt, tanët pretenduan për një 11 metërsh. Skuka lëvizi bukur në zonë dhe u ndal nga mbrojtja, por për arbitrin maqedonas Aleksander Stavrev 11 metërshi nuk qëndronte edhe pas konsultës me VAR. Paraqitje e mirë edhe nga Tedi Cara, që fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Asllani në minutën e 62.

Pas humbjes 1-3 me Italinë tre ditë më parë po në “Air Albania”, kuqezinjtë e mbyllin me sukses vitin. Ky ishte 90 minutëshi i fundit për Edy Rejan në stolin e Kombëtares, me kontratën e 77 vjeçarit që ka skaduar dhe në ditët në vijim do jetë temë kryesore për rinovimin ose jo.

Si u zhvillua pjea e dyte:

Në pjesën e dytë, ishte Kristjan Asllani ai që nuk gaboi nga një penallti të fituar nga Cara, me mesfushorin e Interit që gjithashtu gjeti golin e parë për ngjyrat e Kombëtares.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit.

FT SHQIPËRI-ARMENI 1-0
28′ Skuka, 63′ (P) Asllani

KOMENTI LIVE:

90′ Mbyllet sfida!

88′ Asllani jep një top fantastik për Carën, i cili nuk gabon i vetëm me portierin. Por anësori dhe VAR-i ja anulojnë për pozicion të perrgullt.

86′ Cara provon me një gjuajtje brenda zone, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit. gjithsesi vertikalizimi i tij ishte i parregullt.

73′ Keidi Bare provon me një skemë nga goditja e dënimit, por mbrojtësit kundërshtarë e kuptojnë.

72′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Skuka i dëmtuar dhe futet Muçolli.

67′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Kumbulla dhe futet Bitri.

65′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hadroj dhe futet Hysaj.

63′  GOOOL SHQIPËRIA! Asllani godet nga pika e bardhë dhe shënon duke dyshifruar shifrat.

62′ Cara futet bukur në zonë dhe pengohet, me gjyqtarin që akorodn penallti.

55′ Një krosim në zonë dhe një gjuajtje me kokë i shkojnë pranë golit të barazimit nga armenët.

51’ Rast u pabesueshëm i Skukës! Ai përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes dhe del para portierit, por pastaj gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar jashtë.

48’ Armenët tentojnë me disa aksione radhazi nga e majta, por pa rrezikuar portën e Berishës.

46’ Hyn në fushën e lojës Ramadani, Cara dhe Bare. Atyre u lënë vendin Çokaj, Laçi dhe Muçi./m.j

Next Post
VIDEO/ ‘Shoqja e dhomës e dhunonte’! Nëna e 22-vjeçares nga Kenia me lot në sy tregon pamjet tronditëse

VIDEO/ ‘Shoqja e dhomës e dhunonte’! Nëna e 22-vjeçares nga Kenia me lot në sy tregon pamjet tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In