• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO: “Është një premtim i mbajtur”, ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë

by
06/07/2021 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet e reja të mamografisë dhe laboratorin e ri në Spitalin Rajonal të Fierit.

Manastirliu tha se me instalimin e aparaturës së mamografisë në këtë spital, garantohet plotësisht ky shërbim në të gjitha spitalet rajonale, ku nga viti 2018 është investuar për shtatë mamografi të reja.

“Është një premtim i mbajtur investimi më i ri për Spitalin Rajonal të Fierit. Aparatura e re e mamografisë, e cila i shtohet zinxhirit të gjithë aparaturave që shërbejnë jo vetëm për parandalimin, diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, por i shërben mbi të gjitha edhe fuqizimit të rrjetit të sistemit tonë shëndetësor në raport me një program që për herë të parë e kemi ndërtuar, siç është programi kombëtar I depistimit të kancerit të gjirit. Me këtë investim përmbyllim investimet përsa i përket mamografive në të gjithë spitalet rajonale. Nga viti 2018 deri më tani kemi investuar në çdo spital rajonal, ku mungonte mamografia, mamografi të reja, me teknika bashkëkohore”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Një tjetër investim në Spitalin Rajonal të Fierit është ngritja e shërbimit të ri të laboratorit, pjesë e rrjetit të 18 laboratorëve publikë të investuar përmes partneritetit publik-privat.

“Përfundon në fund të korrikut shtrirja e shërbimit të ri të laboratorit në të gjithë spitalet rajonale dhe deri në fund të gushtit e fillim të shtatorit edhe në dy spitalet bashkiake, duke sjellë një hov cilësor në dignostikimin dhe ndjekjen e pacientëve. Nëpërmjet këtij partneriteti ne kemi garantuar që jo vetëm të mos ketë ndërprerje të shërbimeve të laboratorit që janë kaq shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha të rritet gama dhe llojet e analizave të kryera në spitalet publike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha nga Spitali Rajonal I Fierit se investimet në shëndetësi nuk do të ndalen, pasi objektivi është që të kemi katër pole diagnostikimi dhe trajtimi të plotë në katër qarqe të vendit.

“Objektivi ynë për shëndetësinë e të ardhmes, pra në 10 vitet e ardhshme është që ne të kemi katër pole diagnostike dhe trajtimi të plotë në katër qarqe të Shqipërisë, në mënyrë që të ofrojmë 100% të shërbimeve në cikle të mbyllur brenda këtij mandati të ri dhe sigurisht me objektivin që deri në 2029 ne të rrisim dhe të transformojmë e modernizojmë kujdesin shëndetësor në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

/b.h

Next Post
Veliaj takon komunitetin shqiptar në Budapest: Sa frymëzim të rinjtë të organizuar, të aftë e plot energji pozitive

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Budapest: Sa frymëzim të rinjtë të organizuar, të aftë e plot energji pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In