• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Ermal Meta: Kini besim gjithnjë te vetja, vetëm ju e pikturoni të ardhmen tuaj. Dua Lipa: Tirana ka vend të veçantë në zemrën time

by Java News
04/02/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari shqiptar i mirënjohur edhe në Itali, Ermal Meta ka marrë pjesë në ceremoninë gala të hapjes së eventeve të vitit 2022 ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë. Në fjalën e tij përshëndetëse për të rinjtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve, përpara performancës së tij muzikore Meta u shpreh i lumtur që rikthehet në Tiranë, sidomos në këtë edicion special që e kthen vëmendjen e gjithë Europës drejt kryeqytetit shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju. Hera e parë që u ktheva në Tiranë ishte në vitin 2018 kur bëra koncertin tim të parë në një qytet kaq të bukur dhe nuk prisja një transformim të tillë. Më goditi shumë dhe më la një ndjesi shumë të mirë. Ajo që më godet më shumë sa herë që kthehem janë njerëzit. Tirana jeni ju, sepse Tirana mund të ketë rrënjë shumë të thella, por ju jeni degët e reja dhe duhet të kërkoni diellin edhe në momente të vështira,” ishte mesazhi i artistit mjaft të dashur drejtuar të rinjve.

Ermal Meta performoi të suksesshmen “Piccola Anima” të pavdekshmen “Caruso” dhe “What a wonderful world” në sallën e Pallatit të Kongreseve të kthyer në arenën e të rinjve që do jenë pjesë e mijëra eventeve të Tirana European Youth Capital 2022.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2022/02/video-1643974782.mp4

Ylli i muzikës botërore, shqiptarja Dua Lipa, përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për ‘Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë’.

“Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time. Në Tiranë e ndjej veten si në shtëpi. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve dhe jam e sigurt që do të jenë një sukses i garantuar. Ju dua shumë”, tha Dua Lipa.

g.kosovari

Next Post
“S’duhet pranuar”/ PD kërkon në KQZ rrëzimin e kërkesës për regjistrimin në zgjedhje të koalicionit mes LSI dhe grupit të Berishës: Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston

“S'duhet pranuar”/ PD kërkon në KQZ rrëzimin e kërkesës për regjistrimin në zgjedhje të koalicionit mes LSI dhe grupit të Berishës: Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In