Serbia dhe Zvicra po përballen me njëra tjetrën nga ora 20.00, në një ndeshje mjaft të rëndësishme të Botërorit.
Llogaritë për të dyja skuadrat janë të thjeshta. Helvetët mund të marrin një biletë për në fazën tjetër të kompeticionin edhe nëse barazojnë, edhe nëse fitojnë. Në krahun tjetër, serbëve u bën punë vetëm 3 pikëshi.
Te zviceranët e nisin nga minuta e parë Shaqiri dhe Xhaka. Më poshtë keni titullarët.
Zvicra–Kobel, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo
Serbia- Savic, Kostic, Lukic, Milenkovic, Savic, Mitrovic, Pavovic, Tadic, Veljkovic, Vlahovic, Zivkovic
LIVE:
Zvicër 3-2 Serbia
SERBI – ZVICËR 2-3
Mitroviç 26′, Vlahoviç 35′ / Shaqiri 19′, Embolo 44′, Frojler 48′
Kronika e ngjarjes:
Mbyllet pjesa e parë!
44′ GOOOOOOL ZVICRA 2-2/ Vendoset sërish baraspesha, aksion model i kombëtares helvete, që finalizohet me sukses nga Embolo, i cili i vetëm me portën e boshatisur e pati shumë të thjeshtë të realizonte.
41′ Rodriguez harkon nga e majta për Embolo, por kontrollon gjithçka portieri serb.
35′ GOL SERBIA 2-1/ Përmbyset rezultati, ballkanasit realizojnë me Vlahoviç, që përfiton nga një përgjumje në mbrojtje i Zvicrës. Sulmuesi i Juventusit thyen bukur një top brenda zonës duke e dërguar në rrjetë.
34′ Vargas është futbollisti i dytë në radhët e Zvicrës i ndëshkuar me karton të verdhë.
30′ E pabesueshme çfarë humbet Xherdan Shaqiri. I vetëm në hyrje të zonës, futbollisti me origjinë shqiptare ka sfumuar një mundësi të artë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
26′ GOL SERBIA 1-1/ Vendoset baraspesha, sulmuesi Mitroviç godet saktë me kokë pas harkimit të Tadiç, duke e dërguar topin në kënd të pamundur për portierin.
19′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shënon Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare çon peshë zemrat e tifozëve helvetë. Pas asistit të Sou, futbollisti godet saktë duke përshëndetur rrjetën.
/e.d











