• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Emisioni “Le Iene” i kushton një puntatë mënyrës sesi të miturit shqiptarë përfitojnë leje qëndrimi në Itali

by Java News
30/11/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ “Le iene” në Itali i ka kushtuar një puntatë të miturve shqiptarë që përfitojnë leje qëndrimi në Itali.

Kështu, në videon e filmuar nga kamera e fshehtë ndodhen disa të rinj shqiptarë në një kafene, ku flasin me detaje rreth mënyrës së si përfitohet një leje qëndrimi në Itali.

Për të përfituar një leje qëndrimi duhet të jesh nën 18-vjec, i huaj i pashoqëruar, të deklarosh se të kanë braktisur dhe se nuk kë asnjeri që të përkrah. Kjo është mënyra që shumë të rinj shqiptarë përdorin për të qëndruar në Itali.

“Më ka sjellë babi, më ka shoqëruar në polici dhe më ka lënë të hyj vetëm”, thotë një shqiptar.

“Duhet të shkosh direkt në polici, por duhet të hysh vetëm, nuk duhet të të shohin që nuk ke ardhur vetëm. Absolutisht nuk duhet të thuash që ke një të afërm në Itali, as një shok, as një kushëri, as një komshi, askënd! Duhet të thuash që je nis vetëm e nuk njeh askënd,” shpjegon shqiptari, ndërsa shton: Ti thuaj që nuk kupton italisht dhe ata të mbajnë 2-3 orë për të plotësuar dokumentet e më pas të cojnë në një qendër për minorenë. Është shumë e thjeshtë, kam shkuar në polici në mëngjes e në darkë i jam bashkuar të tjerëve si puna ime.

Një tjetër shqiptar e pyet se si e ka marrë vesh që funksionon në këtë mënyrë, ndërsa ai ia kthen:

“Kam pasur shokë klase, shumë prej tyre të cilët i kanë bërë dokumentet në këtë mënyrë”.

Kjo metodë për të siguruar leje qëndrimi në Itali është e njohur në vendin tonë, thotë moderatori. Gazetarët investigative të “Le Iene” erdhën në Lushnje për të marrë disa dëshmi, ku shumë familje pohuan se kjo është mënyra që kanë përdorur disa të afërm të tyre për përfitimin e lejes së qëndrimit në Itali.

“Edhe djali im ka shkuar. Tani ka fitu lejen e qëndrimit. Ka shumë kshu, kanë ik shumë”, thotë një grua, ndërsa një tjetër i ri shprehet: “Shkojnë në Itali për t’u pajis me lejen e qëndrimit. 5 muaj pa mbush 18-vjeç, kështu të japin dokumentet dhe të mësojnë edhe një zanat.”

“Për ne që jemi 17-vjeç është më e thjeshtë të përfitojmë dokumentet më shpejt se t’i mbushim 18 vjeç”, thotë i riu shqiptar duke shtuar se çdo 2-3 ditë mbërrin një person minoren që kërkon t’i përfitojë dokumentet italiane në këtë mënyrë. Gjithashtu shqiptari thotë se në rastet kur nuk ka vende për qëndrimin e refugjatëve, shteti italian të dërgon në hotel, ku i mbulon të gjitha shpenzimet, pra shqiptarët nuk paguajnë asgjë.

“Bëjmë muhabet, qeshim, luajmë, hamë mirë, ia kalojmë mirë me shqiptarët e tjerë në Itali. Më me fat janë ata që shkojnë në shtëpitë e italianëve sepse italianët të trajtojnë shumë mirë”, vazhdon rrëfimin e tij shqiptari, i cili shton se edhe prindërit janë të kënaqur.

Gazetarët shkuan tek këshilltari i Komunës së Piacenza, Stefano Cugini, për ta pyetur për këtë situatë. Ky i fundit i ka shkruar më parë Konsullatës shqiptare në Milano rreth këtij problemi, duke theksuar që këta fëmijë nuk janë të gjithë të braktisur, pasi shumë prej tyre shtiren si të tillë për të përfituar një leje qëndrimi.

“Ma kanë mbyllur derën e konsullatës duke më thënë se nuk janë kompetentë për këtë problem. Unë nuk po them që këta të rinj duhet të ikin, por përderisa ata kanë prindërit e tyre, është më e drejtë që të rrinë pranë tyre. Përgjegjësia është e politikave të ndjekura nga shteti shqiptar që e di këtë situatë dhe nuk po bën asgjë për ta zgjidhur”, thotë Stefano.

Konsullja shqiptare e pranon që e di problemin, ndërsa teksa pyetet vazhdimisht nga gazetari, ajo justifikon ministrin se është shumë i zënë, ndërsa shton se nuk është përgjegjësia e saj kjo që po ndodh. Në fund ajo i kërkon gazetarit që të largohet “sepse ka punë për të bërë”./JOQ/a.k

Më poshtë videoja e plotë e transmetuar nga “Le iene”:

Next Post
Ky është flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali

Ky është flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In