• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Eliminohet Kukësi, Laçi në finale të Kupës pas dy barazimeve

by Java News
18/04/2018 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” është zhvilluar sot gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit. 90-t minutat kanë përfunduar në barazim 1-1, duke i dhënë mundësinë skuadrës kurbinase të kaloi në finale, ndërsa Kukësi është ndalur këtu. Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur dy javë më parë pati përfunduar me shifrat e bardha 0-0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Kukësi, në minutën e 20-t me sulmuesin Sidrit Guri që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë. 12 minuta nga fundi i lojës së rregullt miqtë shtangën vendasit, me Rexhinaldon që shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit njëkohësisht.

Kukësi 1-1 Laçi

20′ Guri/ 78′ Rexhinaldo

Minutë pas minute

90+4’ Përfundon takimi, 1-1

90+3′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nika në fushë, Redon Xhixha.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë

88′ Zëvendësim te Laçi, largohet Kallaku, në fushë Fangaj.

86′ Rast i artë për Laçin me Kallakun, por gjuajtja e tij është ndalur nga Frashëri.

85′ Momente tensioni, Nika dhe Imami ndëshkohen me karton të verdhë. Nuk mungojnë as sendet e hedhura në fushë nga tifozët.

83′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Idrizi në fushë Peposhi.

78′ GOOOOOOOL Laçi 1-1. Rexhinaldo realizon pas një krosimi nga Lushkja, duke barazuar shifrat. Një gol me peshë!

76′ Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Guri provon me një gjuatje spektakolare nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat.

58′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Pranë golit të barazimit Laçi, me anë të Rexhinaldos, por gjuatja me kokë e sulmuesit është ndalur nga shtylla.

54′ Goditje dënimi për Kukësin, gjuan Hoxha, pas një skeme mjaft të bukur, por topi grushtohet nga Selmani, i cili mban në lojë Laçin.

52′ Rexhinaldo ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

50′ Kukësi kërkon me ngulm golin e dytë, që do ti jepte qetësinë skuadrës së Pakult, por mbrojtësit laçianë.

46′ Nis pjesa e dytë në ‘Zeqir Ymeri’

45’ Përfundon pjesa e parë

41′ Pranë golit të dytë Kukësi me anë të Kalesë, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

40′ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

36′ Hoxha lëshon një gjuajte fluturimthi, po për fatin e mirë të portierit Selmani, përfundon jashtë kuadratit.

28′ Trajneri Mezani largon Bruno Lulajn, pas gabimit në mesfushë që rezultoi fatal dhe i dhuroi golin e avantazhit Kukësit, në fushë Lushkja.

27′ Kallaku provon me një gjuajtje nga ditanca, por jashtë kuadratit.

20′ GOOOOOOL Kukësi 1-0. Sidrit Guri gjuan saktë nga pika e penalltisë duke kaluar në avantazh verilindorët.

19′ Akordohet 11-metërsh në favor të Kukësit. Guri pengohet nga portieri Selmani dhe për gjyqtarin Hamitaj nuk ka dyshime.

18′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi me Bruno Lulajn, i cili krejtësisht i vetëm brenda zonës, ka gjuatjur me kokë, por jashtë kuadratit.

9′ Dzaria provon të surprizojë me një veprim akrobatik nga brenda zonës, por nuk kordinohet siç duhet.

6′ Donjet Shkodra provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi nuk kontrollohet dot nga portieri Selmani, për pak sa nuk shënon Kukësi.

5′ Goditje dënimi për Kukësin, ka tension në fushë.

1′ Nis ndeshja në Kukës/ panorama sport

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Laçit.

Pritet që kjo përballje të jetë shumë e ndezuar pasi këtë e mundëson edhe rezultati i sfidës së parë që ka përfunduar 0-0. Të dy skuadrat janë të interesuar për të vazhduar më tej, ndërsa Laçi ka edhe një motivim shtesë, siç është arritja në kupat e Europës përmes këtij kompeticioni.

Kukësi – Laçi ora 15:30 (0-0)

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lulaj, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Enea Pashaj;

Pas porte: Indrit Myrtja, Klodian Shahini

MA.ME

Next Post
Kokaina nga Kolumbia/Policia shqiptare i sekuestron pasurinë një biznesmeni

Tiranë, punëtori bie nga lartësia e një pallati te rruga "Xhorxh Bush", humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In