• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

VIDEO/ Edhe në Kosovë fillon “sëmundja” e virgjërisë, operacioni kushton 600 deri 1000 euro

by Java News
10/04/2018 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është menduar që kjo temë i takon së kaluarës, por virgjëria tek femrat mbetet edhe sot dëshmia kryesore e ndershmërisë tek to. Të ndodhura mes jetës moderne dhe traditave të vjetra, vajzat në Kosovë kanë gjetur zgjidhje. Ato nëse duan, mund t’i bëjnë të gjitha dhe në fund të mbesin të virgjëra. Njollat e gjakut në çarçaf, janë deshmi për këtë.

Në Kosovë ka shumë spitale që e kryejnë ndërhyrje kirurgjike e qujtur himenoplastikë- e njohur në popull si “kthimi i virgjinitetit”.

E ky proces kryhet shumë lehtë. Mjafton të kesh para dhe për dhjetë minuta punë virgjëria kthehet në vend. Çmimi për një ndërhyrje të tillë sillet prej 600 deri 1000 euro. Por çmimi mund të ndryshojë nëse insistimi është i madh. Për këtë arsye gazetarja paraqitet sërish në të njëjtën klinikë për të negociuar çmimin i cili sipas mjekëve të kësaj klinike është shumë i lirë krahasim me rëndësinë që ka ky operacion. Megjithatë marrëveshja finale rezulton me një çmim prej 500 euro për këtë intervenim të cilin gjinekologu i kësaj klinike e kryen në çdo moment.

Edhe në këtë klinikë që ndodhet në periferi të Prishtinës kryhet me lehtësi himeno-plastika.

Mjekët janë në dijeni që kjo veprimtari nuk është e ligjshme, prandaj kanë kujdes të shtuar kur pranojnë pacientë. E para që kërkojnë është ndonjë dokument identifikues para se të nisë pranimi. Dhe nëse klientët nuk duan të ofrojnë këtë dokument për shkak të ndjeshmërisë  stafi këtu nuk të lënë pa një adresë. Televizioni ka kontaktuar gjinekologen që është në një qytet jashtë Prishtine. Por, kur e njëjta doktoreshë kontaktohet nga televizioni për ta pyetur nëse ajo mund ta kryej këtë intervenim, ajo jep një përgjigje krejt tjetër.  Himeno-plastika nuk kryhet vetëm në ordinanca gjinekologjike apo spitale. Ajo bëhet fare lehtë edhe në qendra estetike.

Televizioni 7 ka vizituar një të tillë në Prishtinë në broshurat e së cilës, nuk figuron se ky shërbim kryhet aty.

Por në praktikë kjo ndodhë.

Megjithë gatishmërinë për ta kryer këtë intervenim, doktoresha ndryshon qasjen kur ajo telefonohet nga televizioni.

Qasje ndryshe pati kur u pyet zyrtarisht për veprimtarinë që bën . Ata nuk dhanë qoftë as një mendim profesional se ça konkretisht është himenoplastika. E çfarë në të vertetë është ky proces? Është një intervenim gjatë të cilit cipa e virgjërisë (ose himeni) rikthehet sikurse ka qenë përpara marrëdhënies së parë seksuale.

Ekzistojnë dy tipe të himenoplastikës. Metoda e parë është afatshkurtër dhe himeni korrigjohet për një periudhë të shkurtër kohore, kurse metoda e dytë është rikonstruktimi i himenit për një periudhë të gjatë kohore.

 

E në Kosovë duket se është bërë pazar puna e kryerjes së kësaj procedure. Veçse në listën e shërbimeve të klinikave askund nuk figuron si intervenim. (Express)

Next Post
Viktima e sotme kërkoi azil në Suedi “se kërcënohej nga hakmarrja”. I ati në burg si vrasës

Viktima e sotme kërkoi azil në Suedi “se kërcënohej nga hakmarrja”. I ati në burg si vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘PD nuk proteston për të rrëzuar Ramën’, Merkoçi: Dëshiron të faktorizohet. Nuk ka kredo politike!

December 26, 2025
Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

December 26, 2025
Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com